GRUPI F

Foto: Fenerbahçe/ Facebook
Fenerbahçe mposht Anadolu Efesin
9 April, 2015 @20:49
Fenerbahçe është treguar tepër e fortë për Anadolu Efesin sonte në kuadër të ndeshjes së fundit të këtyre skuadrave në Grupin F të Euroleague, para Play-Offit.
Efesi po ta kishte fituar Fenerbahçen do të siguronte Play-Offin pa marrë parasysh rezultatin e Laboral Kutxas sonte, por rivali i qytetit nuk la vend për shpresë për ekipin e Dusan Ivkovicit.
Anthony Goudelock është dalluar sonte te Feneri, derisa skuadra e tij ka siguruar Play-Offin më parë.
Goudelock shënoi 24 pikë, ndërsa pas tij u dalluan edhe Bogdan Bogdanovic me 19 e Jan Vesely me 10 pikë tjera të shënuara.
Te Anadolu Efesi, që më vonë do të kuptojë nëse arrin Play-Offin, Birkan Batuk me 12 pikë ka qenë më i dalluari, derisa Stratos Perperoglou dhe Nenad Krstic u renditën pas tij me nga 11 pikë të shënuara.
Fenerbahçe përfundon Grupin F dhe kualifikohet në Play-Off me bilanc 11-3 nga ky grup, derisa Efesi me bilanc 6-8 pret fundin e takimit të Laboral Kutxas për të parë nëse do të arrijë Play-Offin.