Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F

Unicaja punoi për Efesin, mposhti Laboralin

Foto: Unicaja/Facebook

Unicaja punoi për Efesin, mposhti Laboralin


9 April, 2015 @22:37

Unicaja Malaga që nuk kishte kurrëfarë gjasa për dalje në Play-Off dhe e fundit në renditje të Grupit F, me fitore ndaj Laboral Kutxas, ka kualifikuar Anadolu Efesin në Play-Off të Euroleague-së sonte. 

Laboralit i duhej fitorja në përballjen e sontme dhe do të ishte sigurt në tetëshen më të mirë të basketbollit europian, por ata asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë Unicajan që me lojë të sigurtë, arriti fitore komode në fund. 

Kështu, Anadolu Efes që u mposht nga Fenerbahçe sonte, i bashkohet CSKA Moskës, Fenerbahçes dhe Olympiacosit nga Grupi F për tu kualifikuar në Play-Off. 

Laboral përfundoi Grupin F me bilanc 6-8 sikurse Efesi, por kishte koshaverazh më të dobët në përballje direkte me ekipin turk. 

Unicaja e kreu Grupin F me bilanc 4-10. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague