KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja ‘dyfishon’ Vëllaznimin
11 April, 2015 @18:29
Peja është gati për pjesën finale të Superligës, Play-Off. Ekipi verdhezi ka shkatërruar në Karagaç Vëllaznimin që ka përbërje 100% vendore, duke e mposhtur me gati dyfish pikëdallim.
Sikurse Peja, ashtu edhe ekipi gjakovar ka shfrytëzuar të gjithë basketbollistët në dispozicion sot gjatë ndeshjes, për të sjellë rezultatin 94-53 në fund.
Derisa çereku i parë kaloi pak më interesant, 16-11, në vazhdim Peja morri dominimin dhe me 30-9 (çereku i dytë) dhe 28-19 (çereku i tretë) tha fjalën kryesore në ndeshje për të rreshtuar fitoren e radhës në Superligë.
Drilon Hajrizi me 18 pikë ka qenë lojtari më efikas i Pejës në ndeshje, derisa 17 të tjera i shtoi Janou Rubin dhe 16 i shënoi Fisnik Rugova.
Në anën tjetër te kuqezinjtë më efikasi ishte Korab Prekazi. Ai shënoi 12 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime në humbjen e ekipit të tij, derisa pikë dyshifrore dhanë edhe Driton Rraci, kapiten i ekipit, po edhe Imer Tahiri që shënoi 10 pikë tjera.
Peja mban lidershipin në Superligë me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Prishtina, pasi që sot regjistroi fitoren e 24-të të stinorit, ndërsa Vëllaznimi që në xhiron tjetër i jep fund këtij stiori, ka bilanc prej 8 fitoresh e 19 humbjesh.
Statistikat ekipore:
PEJA | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 16 | 11 | |
Çereku i dytë | 30 | 9 | |
Çereku i tretë | 28 | 19 | |
Çereku i katërt | 22 | 14 | |
Asistime | 35 | 9 | |
Kërcime | 41 | 26 | |
Bllokada | 1 | 2 | |
Gjuajtje të lira | 10/14 | 8/16 | |
Gjuajtje nga zona | 41/80 | 20/69 | |
Gjuajtje për tre pikë | 4/29 | 5/27 | |
Topa të vjedhur | 11 | 6 | |
Topa të humbur | 13 | 13 |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Drilon Hajrizi | 18 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
2 | Janou Rubin | 17 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
3 | Fisnik Rugova | 16 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
4 | Jozo Brkic | 14 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
5 | Alban Veseli | 8 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
6 | Rron Grapci | 6 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Ardit Beqiri | 5 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
8 | Arti Hajdari | 5 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
9 | Blendi Kadusha | 5 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
10 | Vigan Radoni | 2 pikë | - | 1 asistim |
11 | Nic Wise | - | 2 kërcime | 6 asistime |
Statistikat individuale te Vëllaznimi:
1 | Korab Prekazi | 12 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
2 | Driton Rraci | 11 pikë | 7 kërcime | - |
3 | Imer Tahiri | 10 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Gent Zeka | 6 pikë | 3 kërcime | - |
5 | Blendi Matoshi | 6 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Ujkan Karanezi | 3 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Sami Hajzeri | 3 pikë | 1 kërcim | 1 bllokadë |
8 | Erion Çarkaxhija | 2 pikë | - | - |
9 | Valon Gashi | 1 bllokadë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Leutrim Berisha | - | - | - |
11 | Kreshnik Avdijaj | - | 1 kërcim | 1 asistim |
12 | A Koshi | - | 1 kërcim | - |