PALLATI I RINISË

Foto: KB Prishtina/Facebook
Prishtina, e paprekshme për Yllin
11 April, 2015 @16:27
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e katërt të stinorit ndaj Yllit me 30 pikë diferencë në ndeshjen hapëse të xhiros së parafundit të stinorit të rregullt të Superligës.
Ylli ka qenë më i mirë se Prishtina në fillim të ndeshjes, kur krijoi epërsi 4 pikëshe pas 10 minutave të para lojë.
Mirëpo, një furi prishtinase goditi në çerekun e dytë për t’ia shuar dritat Yllit. Prishtina që nga ai moment tregoi se pse është lider dhe finalist i ligës ballkanike, për të mos ia dhënë asnjëherë më rastin ekipit suharekas për fitore.
Ylli, që ka shënuar së paku një fitore ndaj të gjithë kundërshtarëve në Superligë këtë stinor, këtë nuk e arriti vetëm ndaj Prishtinës - me të cilën do të ndeshet edhe në gjysmëfinale të Play-Offit.
Bojan Trajkovski është treguar i jashtëzakonshëm sot. Alo qendra maqedonase për afro 15 minuta lojë, ka arritur të shënojë 25 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, për tu bërë larg nga të tjerët lojtari më i mirë i ndeshjes me indeks të efiçencës prej 33 pikësh.
Marjan Ilievski i dha mundësi të gjithë basketbollistëve të shijojnë ndeshjen, derisa vetëm Kujtim Sadiku nuk arriti të regjistrohet në listën e realizotorëve te bardhekaltërit.
Te Ylli si zakonisht treshja amerikane ka qenë në nivel të detyrës, derisa më i dalluari sot ishte Charles Hammork me 25 pikë, 2 asistime dhe 3 kërcime të regjistruara.
Përveç Hammorkut, edhe Derrick Washington, Najee White dhe Urim Zenelaj kanë shënuar pikë dyshifrore për suharekasit, derisa më shumë nuk arritën të ndihmojnë të tjerët karshi kryeqytetasve.
Statistikat ekipore
PRISHTINA | YLLI | ||
Çereku i parë | 23 | 27 | |
Çereku i dytë | 31 | 13 | |
Çereku i tretë | 28 | 21 | |
Çereku i katërt | 34 | 25 | |
Kërcime | 41 | 31 | |
Asistime | 35 | 11 | |
Bllokada | 2 | 2 | |
Topa të vjedhur | 1 | 13 | |
Topa të humbur | 13 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 12/29 (41%) | 4/21 (19%) | |
Tentime nga loja | 41/74 (55%) | 36/78 (46%) | |
Gjuajtje të lira | 22/24 (92%) | 10/15 (67%) |
Statistikat individuale te Prishtina
1 | Bojan Trajkovski | 25 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Dardan Berisha | 18 pikë | 1 kërcim | 10 asistime |
3 | Jordan Hulls | 17 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Julian Mavunga | 16 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
5 | Blerim Mazreku | 12 pikë | 4 kërcime | - |
6 | Edin Bavcic | 11 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
7 | Edmond Azemi | 8 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
8 | Leonard Mekaj | 6 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
9 | Mërgim Jakupi | 2 pikë | - | - |
10 | Driton Bajrami | 1 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Charles Hammork | 25 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
2 | Derrick Washington | 17 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
3 | Najee White | 13 pikë | 7 kërcime | - |
4 | Urim Zenelaj | 12 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
5 | Arian Qallaku | 9 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Artin Gashi | 4 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Erris Nushi | 4 pikë | 1 asistim | - |
8 | Egzon Kuqi | 2 pikë | - | - |