Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEFOLOSHA

Lëndohet gjatë arrestimit

nba.com

Lëndohet gjatë arrestimit


10 April, 2015 @15:48

Lojtari zviceran i Atlanta Hawksit, Thabo Sefolosha, është duke i përjetuar ditët më të vështira të karrierës së tij.

Disa ditë më parë, Atlanta kishte luajtur me Philadelphianë dhe më pas, ekipi kishte shkuar në New York për të shëtitur.

Por, të gjitha problemet, kishin ndodhur pas ndeshjes Brooklyn Nets-Indiana Pacers, ku lojtari i Indianas, Chris Copeland, së bashku me bashkëshorten e tij ishin therrur në një klub nate, ku ishin prezent edhe dy lojtarët e Atlantës, Pero Antic dhe Thabo Sefolosha.

Ky i fundit, gjatë arrestimit, është lënduar, duke e thyer ashtin e fibulës së këmbës së djathtë, derisa lojtari në fjalë e përfundoi stinorin për shkak se duhet t’i nënshtrohet operimit.

Skuadra e Sefoloshës, Atlanta Hawks, gjendet në krye të Lindjes, ndërsa lojtari është i njohtur me mbrojtje të mirë dhe nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës, në ndeshjet e mbetura.


 
Të gjitha lajmet nga NBA