KROATI

Pesut Yllit, “Suksese, s’mund t’ju ndihmojë”
12 April, 2015 @9:11
Organizatori kroat, Mario Pesut, i cili arriti si përforcimi i katërt i stinorit në Suharekë te Ylli, pa debutuar në Superligë, u përshëndet nga ekipi.
Ai ishte lënduar në një ndeshje miqësore/stërvitore ku kishte lënduar rëndë dorën e tij.
Përkundër se qëndroi në Kosovë, dora e tij nuk u bë më mirë dhe tashmë kur ekipi i tij ka siguruar Play-Offin, ai i ka dëshiruar sukses atyre, pasi që definitivisht nuk do të mund t’iu ndihmojë.
“Ju falemnderit, Ylli dhe Xhebrailat. Fatkeqsisht nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit për shkak se dorën nuk e kam të shëruar për lojë. Suksese në Play-Off. Forca Ylli!” ka shkruar kroati në llogarinë e tij zyrtare në Facebook sot.
Ylli tërë stinorin ka luajtur me vetëm tre të huaj, përkundër se ka pasur mundësi që të shtojë edhe një tjetër në skuadër.
Ata kishin paraqitur kroatin në fjalë në afatin e fundit kalimtar si përforcim, mirëpo fatkeqsisht ai u lëndua. Ndërsa ekipi i Yllit, përkundër se ai ishte i lënduar nuk e zëvendësoi ende atë, përkundër se ka të drejtë deri në nismë të Play-Offit.
Ylli në Play-Off do të ndeshet me kampionin aktual të Kosovës, Sigal Prishtinën.