INFORMATORI

BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Gjoba, vetëm te Besa-Kastrioti
14 April, 2015 @13:57
Ndeshjet e xhiros së parafundit të Superligës kryesisht kaluan pa dënime. Vetëm ndeshja derbi e fundit të tabelës, ndërmjet Besës dhe Kastriotit nuk shpëtoi pa gjoba, për shkak të gabimeve teknike.
Kështu, sipas Informatorit të 27-të të Superligës, Besa është gjobitur me 150 euro (gabim teknik i Denis Kullashit dhe i Beqë Kovaçit) derisa Kastrioti me 125 euro (gabim teknik i Armend Jasharit dhe trajnerit Jeton Nixha).
Ndeshjet tjera kanë kaluar pa kurrëfarë gjobe, pasi që ato nuk kanë pasur ndonjë peshë vendosëse për renditje përfundimtare në tabelë.
Sa i përket shikuesve (gjithnjë sipas Informatorit Nr. 27), numri i tyre ka qenë 500 në të gjitha takimet, ku gjysma e këtyre kanë qenë të pranishëm në Prishtinë, në takimin Sigal Prishtina - Ylli.
Peja - Vëllaznimi ka mbledhur vetëm 50 shikues, derisa Trepça - Bashkimi dhe Besa - Kastrioti nga 100 sosh.
Xhiroja që vjen (kliko për të parë xhiron e fundit) është e fundit para Play-Offit të Superligës ku tashmë dihen çiftet: Sigal Prishtina - Ylli dhe Peja - Bashkimi.
Kastrioti është përshëndetur nga Superliga, derisa Besa do të luaj ndeshje të Play-Outit për të përcaktuar fatin në elitë.