RUSSELL WESTBROOK

nba.com
54 pikë, por…
13 April, 2015 @14:17
Oklahoma City Thunder, dje pësoi humbje ndaj Indiana Pacersit me rezultat 116-104 dhe pothuajse luajti me zjarr, pasi që është duke luftuar për të hyrë në Play Off, me New Orleans Pelicansin.
Russell Westbrook, ishte i pakapshëm me 54 pikë, por ishin të pamjaftueshëm për Oklahomën. Për anën tjetër, kjo fitore ishte jetike për Indianën, ku edhe ata janë duke luftuar për vendin e tetë në Konferencën Lindore me Brooklyn Netsin.
Oklahoma është ngushëlluar me humbjen e New Orleansit nga Houstoni, ku tani që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 43 fitoreve e 37 humbjeve dhe kanë mbetur vetëm edhe dy lojë për të përfunduar stinori.
Por, një hendikep i madh në ndeshjen e radhës, do të jetë mungesa e Russell Wetbrookut, i cili e morri gabimin teknik të 16-të të stinorit, ku sipas rregullave të NBA-së, nuk do të luaj një ndeshje.
Video
54 pike nga Westbrook