DERBI I DITËS
BOROZANI/D.S.
Bashkimi fiton në fund derbin ndaj Trepçës
12 April, 2015 @18:38
Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Superligë ndaj rivalit të vjetër, Trepçës, për t’ua bërë 3-1 në takimet e këtij stinori mitrovicasve.
Arian Tahiri i mitrovicasve ka pasur topin në sekondat e fundit të ndeshjes pranë rezultatit 77-74 për Bashkimin dhe ka dështuar të shënojë treshen, ku morri fund edhe ndeshja.
Disa sekonda më parë, Bashkimi kishte shënuar dy pikë përmes Muhamed Hasanit nga gjuajtjet e lira për të siguruar epërsinë 3 pikëshe për çastet e fundit të ndeshjes.
Trepça përfundoi në epërsi pjesën e parë të takimit. Mitrovicasit luajtën mirë gjatë gjithë takimit dhe ishin afër fitores, por në pjesë të dytë Bashkimi për një fije i kaloi ata që u dha fitoren e 17-të të stinorit.
Muhamed Hasani ka qenë basketbollisti më efikas te Bashkimi me 17 pikë e 4 asistime në këtë ndeshje, derisa me pikë dyshifrore u dalluan edhe Qëndrim Biraj, 13, Mujo Tuljkovic 12, dhe Kreshnik Juniku 11.
Në anën tjetër, te Trepça që ka humbur gjasat për Play-Off për herë të dytë brenda tre stinorëve të fundit, më të dalluarit kanë qenë: Samir Zekiqi me 25 pikë, Besnik Azemi me 16 si dhe Arian Tahiri me 15 e Fikret Handzic me 13 të tjera të shënuara.
Koshashënuesit te Trepça:
1 | Samir Zekiqi | 25 pikë | ||
2 | Besnik Azemi | 16 pikë | ||
3 | Arian Tahiri | 15 pikë | ||
4 | Fikret Handzic | 13 pikë | ||
5 | Valdrin Haxhiu | 3 pikë | ||
6 | Gazmend Asllani | 2 pikë | ||
7 | Arian Mehmeti | - |
Koshashënuesit te Bashkimi:
1 | Muhamed Hasani | 17 pikë | ||
2 | Qëndrim Biraj | 13 pikë | ||
3 | Mujo Tuljkovic | 12 pikë | ||
4 | Kreshnik Juniku | 11 pikë | ||
5 | Adnan Mustafa | 6 pikë | ||
6 | Mark Dawson | 6 pikë | ||
7 | Jacques Streeter | 5 pikë | ||
8 | Tom Tankelewitz | 5 pikë | ||
9 | Altin Morina | 2 pikë |