KARAGAÇ

Besa triumfon, Kastrioti bie nga elita
12 April, 2015 @20:07
Besa e Pejës ka mposhtur Kastriotin në ndeshjen e të fundosurve në tabelë, për të siguruar gjasë për mbijetesë në Superligë.
Kastrioti i Ferizajit është skuadra që do të bie nga Superliga këtë stinor. Ekipi ferizajas nuk ka arritur t’i bëj ballë Besës së Pejës, ku kishte rastin e fundit për shpëtim.
Në këtë ndeshje të dyja skuadrat u paraqitën me nga një të huaj të mbetur në skuadër, derisa Besa u shmang tërësisht nga kundërshtari në fund të ndeshjes për të shkuar te fitorja e sigurtë që i jep rast për mbijetesë asaj në Play-Out.
Kapiteni i Besës, Beqë Kovaçi dhe amerikani Josh Mason kanë qenë më efikasit te ekipi pejan. Dyshja në fjalë shënoi nga 21 pikë secili, derisa u dallua edhe Allen Idrizaj me 10, si dhe Kushtrim Zeqiraj me 15 pikë tjera të shënuara.
Sa i përket Kastriotit, Visar Xhemajli me 22, Armend Jashari me 15 dhe Nikolay Balev me 10 pikë - ishin të vetmit që shënuan pikë dyshifrore për ekipin e drejtuar nga Jeton Nixha, që nuk arriti të shpëtojë ekipin nga rënia.
Kastrioti stinorin e ardhshëm, do të bëj gara në Ligë të Parë.
Statistikat ekipore:
BESA | KASTRIOTI | ||
Asistime | 24 | 13 | |
Kërcime | 28 | 39 | |
Bllokada | 1 | 3 | |
Gjuajtje të lira | 17/26 | 17/28 | |
Gjuajtje nga zona | 36/72 | 23/66 | |
Gjuajtje për tre pikë | 4/20 | 5/24 | |
Topa të vjedhur | 16 | 6 | |
Topa të humbur | 11 | 27 |
Statistikat individuale te Besa:
1 | Beqë Kovaçi | 21 pikë | 5 asistime | 8 kërcime |
2 | Joshua Mason | 21 pikë | 2 asistime | - |
3 | Kushtrim Zeqiraj | 15 pikë | 2 asistime | 5 kërcime |
4 | Ylli Belegu | 12 pikë | - | 2 kërcime |
5 | Allen Idrizaj | 10 pikë | 6 asistime | 8 kërcime |
6 | Dion Basha | 8 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
7 | B Gashi | 4 pikë | - | - |
8 | Denis Kullashi | 2 pikë | 1 asistim | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Kastrioti:
1 | Visar Xhemajli | 22 pikë | 2 asistime | 11 kërcime |
2 | Armend Jashari | 15 pikë | 1 asistim | 6 kërcime |
3 | Nikolay Balev | 10 pikë | 2 asistime | 9 kërcime |
4 | Hysen Sadiku | 9 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
5 | Gent Shabani | 7 pikë | 1 asistim | 3 kërcime |
6 | Flakron Sahiti | 4 pikë | 1 asistim | 6 kërcime |
7 | S Sahatçiu | 1 pikë | - | - |