NDËRROHET TERMINI

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina luan sonte
15 April, 2015 @18:15
Dueli që ishte paracaktuar të luhet nesër ndërmjet Kastriotit dhe Sigal Prishtinës në Ferizaj, do të zhvillohet sonte në ora 20:00.
Për më tepër, Prishtina do t’i bëj nikoqirllëk Kastriotit, edhepse këta të fundit është dashur të luajnë si vendas.
Krejt kjo, pasi që drejtuesit e klubit të Prishtinës kanë bërë kërkesë dhe në marrëveshje me ata të Kastriotit është pranuar kjo zgjidhje, për shkak se bardhekaltërit janë në vlugun e përgatitjeve për finale të BIBL.
Kështu, Prishtina luan sonte ndaj Kastriotit në ora 19:30, derisa me mendje është në ndeshjen finale të BIBL ndaj Rilskit, që luhet më 21 prill.