Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY-OFF GAME 1

CSKA bindshëm ndaj Pana’s

Foto: Euroleague.net

CSKA bindshëm ndaj Pana’s


14 April, 2015 @21:56

Skuadra ruse, CSKA Moska, ka arritur që të kalojë tepër lehtë kundërshtarin e Play-Offti në ndeshjen e parë mes tyre. 

Përkundër se çereku i parë ishte deri diku i barabartë, 29-21, në çerekun e dytë CSKA nuk lejoi grekët që të shënojnë më shumë se 6 pikë përgjatë tërë kësaj periudhe për të krijuar epërsi të hatashme në fund të pjesës së parë, 56-27. 

Ky rezultat ishte i pakapshëm në pjesë të dytë për ekipin grek, që tashmë është në disavatazh në duelin ndaj CSKA-së. 

Playmakeri serb, Milos Teodosic, ka treguar cilësitë e tij sonte, duke shënuar 18 pikë për ekipin e tij në fitore, për gjysmë loje, sa qëndroi në parket. Për më tepër ai shtoi edhe 8 asistime në këtë fitore, për të marrë edhe epitetin e lojtarit të ndeshjes në përballjen e parë mes këtyre skuadrave. 

Sa i përket Panathinaikosit, drita që shndërriti më së shumti te ata ishte Nikos Pappas, që me 16 pikë e 4 kërcime arriti të bëj diçka më shumë në ndeshje. 

Në stinorin e kaluar këto dy skuadra ishin takuar në fazë të njejtë të garave të Euroleague, ku CSKA kishte kaluar në Final Four pas 5 përballjeve ne Panathinaikosin, 3-2. 

Fituesi i tre përballjeve kalon në Final Four të Euroleague, që do të zhvillohet në Madrid. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague