REKORD STINORI

BOROZANI/Erdis Driza
Triple-Double nga Arian Tahiri
15 April, 2015 @21:37
Playmakeri i ri mitrovicas i Trepçës, Arian Tahiri, ka shënuar triple-double’in e parë të stinorit në Superligë.
Basketbollisti 22 vjeçar ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit mitrovicas sonte në Suharekë, përkundër se ekipi i tij u mposht nga Ylli.
Ariani shënoi 13 pikë, 11 asistime dhe 11 kërcime - sipas statistikave zyrtare të dërguara nga ekipi i Yllit në redaksinë tonë, duke u bërë basketbollisti i parë që arrin këtë shifër magjike në basketboll në Superligë.
Trepça nesër përfundon stinorin 2014/15 në ndeshje ndaj Prishtinës, derisa nuk kanë arritur të kualifikohen në Play-Off duke përfunduar në vend të pestë të tabelës.