WESTBROOK

REUTERS/Arkiv
11 triple-double që shkuan kot
16 April, 2015 @10:54
Edhe mbrëmë sikurse në të gjitha ndeshjet e fundit të ekipit, Russell Westbrook, bëri gjithçka që kishte mundësi për të dërguar ekipin e tij drejt Play-Offit, por më kot.
Mbrëmë ai shënoi 37 pikë në fitoren e fundit të ekipit të tij për këtë stinor ndaj Minnesota Timberwolves.
Fitorja e tyre me rezultat 138-113 doli të jetë e pa frytshme, pasi që New Orleans Pelicans është dashur që të humb ndeshjen e fundit - e që nuk ndodhi ashtu.
Tejmase i zhgënjyer ishte edhe Westbrook pas ndeshjes.
“Nuk do të thonë asgjë. Punë e mirë. Ura! Fituam, por jemi në shtëpi. Do të shikojmë ekipet tjera duke luajtur në Play-Off. Performancat e mija nuk do të thonë asgjë, kur ekipi nuk arrin Play-Offin,” ka thënë ai pas ndeshjes, transmeton nba.com.
Mungesa e Kevin Durantit në pjesën e madhe të stinorit ka bërë që Oklahoma të dështojë të kualifikohet për herë të gjashtë me radhë në Play-Off të NBA-së, derisa Westbrook i vetëm, përkundër 11 triple-double’ve të stinorit, nuk arriti të bëj më shumë.