PLAY-OFF GAME 2

CSKA, e sigurtë ndaj Panathinaikosit
16 April, 2015 @21:24
CSKA Moska ka kaluar lehtë edhe në ndeshjen e dytë Panathinaikosin në ndeshjen e Play-Offit të Euroleague.
Ekipi rus ka qenë më i mirë se ai grek në të katër çerekët e zhvilluar dhe me diferencë prej 20 pikësh ka arritur që të fitojë në fund, 100-80.
Treshja Andrei Kirilenko - Sonny Weems - Nando De Colo kanë qenë arsyeja kryesore e fitores së CSKA-së.
Weems shënoi 20 pikë, derisa dy të tjerët shtuan nga 16 në fitoren e dytë në përballje ndaj Panathinaikosit.
Seria bartet tash në Athinë, derisa CSKA-së i duhet edhe një fitore për të arritur Final Fourin 2015 që do të mbahet në Madrid.