PALAU BLAUGRANA

Foto: Euroleague.net
Barcelona rrezikon Final Fourin
17 April, 2015 @22:56
Barcelona nuk ka arritur assesi të këndellet në pjesën e parë pas epërsisë që e morri Olympiacosi në fillim të takimit.
Pesë pikë diferencë në të parën, e pesë të tjera në të dytën, çuan ekipet në pushim me 10 pikë diferencë në të mirë të grekëve, te të cilët sonte shfaqi performancë fenomenale Georgios Printezis.
Pjesa e dutë kaloi tërësisht barabartë, derisa ekipi katalonas nuk arriti assesi të shkrijë epërsinë e grekëve për tu mposhtur në fund.
Seria tash është barazuar në 1-1, derisa dy ndeshjet e radhës luhen në Athinë, që është rast i mirë për ekipin grek të sigurojë Final Fourin nëse i fiton të dyja ndeshjet.
Georgios Printezis me 22 pikë e 9 kërcime ka qenë më i dalluari te Olympiacosi sonte, derisa Vasilis Spanoulis shënoi 4 herë nga 7 tentime për tre pikë për të kompletuar ndeshjen me 16 pikë në total, krahas 5 asistimeve.
Te Barcelona më i dalluar sonte ka qenë veterani Juan Carlos Navarro me 16 pikë të shënuara me precizitet 4 prej 6 tentimeve të qëlluara për tre, derisa përveç tij vetëm edhe Ante Tomic shënoi pikë dyshifrore për ekipin Blaugrana, 14, që tashmë me humbje në Palau Blaugrana rrezikon Final Fourin 2015 të Euroleague.