PLAY-OFF GAME 1

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja, pa telashe ndaj Bashkimit
19 April, 2015 @20:30
Peja është treguar shumë e fortë për Bashkimin sonte në Karagaç. Ekipi verdhezi që fitoi Kupën e Kosovës këtë stinor, ka arritur të shënojë fitoren e parë në gjysmëfinalen e Play-Offit të Superligës, ndaj ekipit prizrenas për të marrë avantazhin prej 1-0.
Dyfish më shumë pikë në çerekun e parë, 24-12, pastaj edhe një epërsi prej gati dhjetë pikëve në çerek të dytë, 31-22, çuan ekipet në pushim 55-34 - që tha shumë për cilësitë e skuadrave në parketin e nxehtë të Karagaçit.
Pas pushimit Peja dukej më e relaksuar derisa Bashkimi përkundër tentimeve nuk arriti të shkrijë epërsinë për asnjë pikë, përkundër pësoi edhe në këtë çerek me minus 2 pikë, 27-25.
Në fund, Peja doli fituese më shumë se e merituar nga përballja e parë gjysmëfinale e Play-Offit të Superligës për të shtruar rrugën drejt finales së madhe.
Trajneri Boris Kurtovic nuk shfrytëzoi fare Jozo Brkicin sonte, derisa Alban Veseli, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova e Rron Grapci përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore të shënuara.
Kurtovic shfrytëzoi edhe të gjithë të rinjtë tjerë në skuadër për t’i dhënë përvojë nga Play-Offi i Superligës.
Ndërkaq, te Bashkimi ndeshje të mirë kishte kapiteni i ekipit, Qëndrim Biraj, që sonte ishte në formë për treshe, duke shënuar 6 herë prej 9 tentimeve. Përveç tij pikë dyshifore shënuan edhe amerikani Mark Dawson e boshnjaku Mujo Tuljkovic.
Statistikat ekipore
PEJA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 24 | 12 | |
Çereku i dytë | 31 | 22 | |
Çereku i tretë | 27 | 25 | |
Çereku i katërt | 27 | 22 | |
Kërcime | 38 | 25 | |
Asistime | 31 | 16 | |
Bllokada | 4 | - | |
Topa të vjedhur | 4 | 8 | |
Topa të humbur | 12 | 6 | |
Tentime për tre pikë | 10/23 (43%) | 11/22 (50%) | |
Tentime nga loja | 41/63 (65%) | 29/74 (39%) | |
Gjuajtje të lira | 17/21 (81%) | 12/18 (67%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 21 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Drilon Hajrizi | 19 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
3 | Fisnik Rugova | 17 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Rron Grapci | 15 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Nic Wise | 9 pikë | 4 kërcime | 13 asistime |
6 | Janou Rubin | 8 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
7 | Vigan Radoni | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
8 | Ardit Beqiri | 6 pikë | 1 bllokadë | - |
9 | Mario Austin | 4 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
10 | Blend Kadusha | 3 pikë | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 23 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Qëndrim Biraj | 19 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Kreshnik Juniku | 10 pikë | 5 kërcime | - |
4 | Tom Tankelewicz | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Mujo Tuljkovic | 10 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Jacques Streeter | 4 pikë | 1 kërcim | 10 asistime |
7 | Adnan Mustafa | 3 pikë | - | - |
8 | Arion Balluku | 2 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |