EUROLEAGUE

Efesi mohon kualifikimin e hershëm të Realit
21 April, 2015 @23:02
Skuadra Anadolu Efes ka shënuar fitoren e parë në serinë e Play Offit.
Birraria turke ka arritur ta mposht në ndeshjen e tretë të serisë skuadrën e Real Madridit, e cila deri para kësaj ndeshjeje kryesonte me dy fitore në po aq ndeshje në serinë e Play Offit ndaj Efesit.
Fitorja e turqve erdhi në sekondën e fundit të ndeshjes, falë amerikanit Matt Janning, të cilit nuk iu dridh dora në tentimin e tij për tre pikë.
Pikërisht Janning ishte edhe koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 21 pikë, derisa atë e përcjelli bashkëlojtari i tij, Nenad Krstic me 17 pikë, aq sa shënoi edhe organizatori i madrilenëve, Sergio Rodriguez.
Me fitoren e Efesit, tani rezultati i serisë është bërë 2-1 në të mirë të Real Madridit, të cilit i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta arritur Final Four-in.