EUROLEAGUE

Barcelona mposhtet përsëri
21 April, 2015 @21:08
Skuadra greke, Olympiacos, pasi e mposhti Barcelonën në Spanjë, kësaj radhe të njëjtën gjë arriti ta bëjë edhe në shtëpinë e saj duke triumfuar me rezultat të ngushtë 73-71.
Vendasit ishin më të koncentruar në finishin dramatik të ndeshjes, ku fituesi u përcaktua pas fauleve taktike nga të dyja palët.
Georgios Printezis ishte koshashënuesi më i mirë te Olympiacosi me 19 pikë, derisa Vassilis Spanoulis shtoi 15 sosh për të kontribuar në fitore, kurse te katalonasit më i dalluari ishte Juan Carlos Navarro me 14 pikë e 6 asistime.
Olympiacos tani ka epërsinë 2-1 në fitore të serisë së Play Offit, dhe tani ka nevojë vetëm edhe për një fitore ndaj Barcelonës nga dy ndeshjet e mbetura për ta siguruar vendin në Final Four.