Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA BIBL

Fiton Prishtina, i afrohet titullit

BOROZANI/ D.S.

Fiton Prishtina, i afrohet titullit


21 April, 2015 @19:45

Ndeshja e parë e finales së madhe të Ligës Ballkanike ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rilskit, i ka takuar ekipit prishtinas, i cili triumfoi me rezultat të ngushtë 74-72, që i bën bardhekaltërit të udhëtojnë të motivueshëm në ndeshjen e kthimit që luhet në Bullgari.

Në fakt, mysafirët ishin më të mirë në çerekun e parë, duke mbizotëruar sidomos në kërcime dhe efikasitet të lartë të dyshes Taylor - Rakocevic, e që kjo bëri që bullgarët ta mbyllin dhjetë minutëshin e parë me epërsi prej 6 pikëve, 21-27, derisa tempon e njëjtë të lojës arritën ta mbajnë edhe në çerekun e dytë.

Pjesën e dytë prishtinasit e filluan më mirë me një seri prej 5-0 falë trepikëshit të Trajkovskit dhe dyshes së Hullsit për ta barazuar rezultatin në 43-43, por deri në fund të kësaj periudhe bardhekaltërit assesi nuk arritën të kalojnë në epërsi, sidomos për shkak të huqjeve të shumta në tentimet e ngutshme për tre pikë.

Epërsi rikthehet në çerekun e katërt

Me të filluar çereku i fundit, Prishtina me anë të pikëve të Mavungas arriti të kalojë në epërsi (57-56), të cilën e kishte vetëm në minutat e para të ndeshjes, e kjo i bëri edhe më të zhurmshëm tifozët e pranishëm në palestër, të cilët nuk u ndalën në asnjë çast.

Epërsia e prishtinës u rrit deri në 9 pikë (67-58), por më pas erdhi një rënie në koncentrim që krijoi dilemë edhe për fituesin e ndeshjes pasi në 20 sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte 74-72, Rilski e kishte rastin të shënojë, por akcioni i fundit i bullgarëve përfundoi me top të humbur dhe kështu fitores iu gëzua ekipi bardhekaltër.

Edin Bavcic ishte më efikasi te Prishtina me 23 pikë, derisa Dardan Berisha, i cili u shpall MVP i Ligës Ballkanike para fillimit të kësaj ndeshjeje, e përfundoi takimin me 18 pikë.

Në anën tjetër, qendra Zarko Rakocevic dhe amerikani Vernon Taylor ishin më të mirët te skuadra e Rilskit duke shënuar nga 21, përkatësisht 20 pikë.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Rilskit dhe Sigal Prishtinës do të luhet më 29 prill në qytetin Samokov të Bullgarisë.



Statistikat ekipore

SIGAL PRISHTINA RILSKI
Çereku i parë 21 27
Çereku i dytë 17 16
Çereku i tretë 17 13
Çereku i katërt 19 16
Kërcime 40 40
Asistime 21 21
Bllokada 5 4
Topa të vjedhur 5 8
Topa të humbur 10 14
Tentime për tre pikë 9/31 (29%) 7/25 (28%)
Tentime nga loja 29/71 (41%) 29/68 (43%)
Gjuajtje të lira 7/10 (70%) 7/9 (78%)


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Edin Bavcic 23 pikë 8 kërcime 2 asistime
2 Dardan Berisha 18 pikë 2 kërcime 4 asistime
3 Julian Mavunga 11 pikë 9 kërcime 2 asistime
4 Bojan Trajkovski 9 pikë 11 kërcime 4 asistime
5 Edmond Azemi 5 pikë 1 kërcim -
6 Jordan Hulls 4 pikë 3 kërcime 5 asistime
7 Demontez Stitt 4 pikë 1 kërcim 3 asistime


Statistikat individuale te Rilski

1 Zarko Rakocevic 21 pikë 9 kërcime 2 asistime
2 Vernon Taylor 20 pikë 3 kërcime 3 asistime
3 Yordan Bozov 12 pikë 3 kërcime 6 asistime
4 Anthony Gugino 6 pikë 10 kërcime 1 asistim
5 Julian Norfleet 5 pikë 2 kërcime 7 asistime
6 Darin Ivanov 3 pikë 1 kërcim -
7 Simeon Iliev 3 pikë 1 asistim -
8 Zlatin Georgiev 2 pikë 6 kërcime -

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League