PRIZREN
BOROZANI/D.S.
Bashkimi fiton dramën, barazohet rezultati në seri
22 April, 2015 @20:22
Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e parë për sivjet ndaj njërës prej dy skuadrave të renditura më sipër në tabelë. Portokallezinjtë këtë e arritën duke e mposhtur Pejën me rezultat 85-80, në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play Offit.
Pjesa parë e ndeshjes kaloi nën dominimin e skuadrës së Bashkimit, madje në çerekun e dytë kur kishin mbetur edhe 6 minuta e 41 sekonda deri në përfundim, me pikët e Tuljkovicit nga gjujtjet e lira epërsia e vendasve u ngrit deri në 13 pikë (32-19).
Që nga ai moment, epërsia e prizrenasve filloi të shkrihet gradualisht, derisa në periudhën e fundit të takimit skuadrat hyrën me rezultat të barabartë 60-60.
Epërsia e parë e Pejës
Peja, e udhëhequr kryesisht nga Drilon Hajrizi, për herë të parë në epërsi doli në fillim të çerekut të katërt, dhe ate arriti ta mbajë deri 1 minutë e 34 para përfundimit të ndeshjes, kur me pikët e organizatorit amerikan të Bashkimit, Jasques Streeter, u barazua rezultati në 80-80, derisa në akcionet e radhës të portokallezinjëve po i njëjti lojtar shënoi tre herë nga katërt tentime nga gjuajtjet e lira, për t’u bërë rezultati 83-80 në të mirë të ekipit prizrenas.
Kjo e detyroi bankën pejane të kërkoj time-out vetëm 18 sekonda para fundit të takimit, në mënyrë që të organizohet sa më mirë akcioni i fundit, mirëpo as kjo nuk dha rezultat dhe në fund fitoi skuadra e Bashkimit, derisa rezultatin final e përcaktoi Mujo Tuljkovic me shënimet e tij nga vija e gjuajtjeve të lira.
Tuljkovic ishte më i dalluari në fitoren e Bashkimit duke shënuar 26 pikë, ndërsa qendra Mark Dawson luajti me double-double prej 21 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Te verdhezinjtë i vetmi që u munda të bëjë diç më shumë ishte Drilon Hajrizi, që realizoi 33 pikë dhe 7 kërcime.
Barazohet seria
Rezultati i serisë gjysmëfinale të Play Offit ndërmjet Pejës dhe Bashkimit tani është barazuar në 1-1, ndërsa ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Prizren. Finalisti i serisë do të përcaktohet kur njëra nga këto skuadra do të arrijë numrin e tre fitoreve.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | PEJA | ||
Çereku i parë | 22 | 19 | |
Çereku i dytë | 16 | 15 | |
Çereku i tretë | 22 | 26 | |
Çereku i katërt | 25 | 20 | |
Kërcime | 33 | 35 | |
Asistime | 22 | 18 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 5 | 3 | |
Topa të humbur | 7 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 7/23 (30%) | 12/29 (41%) | |
Tentime nga loja | 32/67 (48%) | 32/72 (44%) | |
Gjuajtje të lira | 14/20 (70%) | 4/7 (57%) |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mujo Tuljkovic | 26 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
2 | Mark Dawson | 21 pikë | 13 kërcime | 6 asistime |
3 | Jasques Streeter | 18 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
4 | Kreshnik Juniku | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Qëndrim Biraj | 7 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
6 | Adnan Mustafa | 5 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 33 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Nic Wise | 15 pikë | 2 kërcime | 8 asistime |
3 | Mario Austin | 12 pikë | 13 kërcime | 1 asistim |
4 | Fisnik Rugova | 6 pikë | 6 kërcime | - |
5 | Janou Rubin | 5 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Alban Veseli | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Rron Grapci | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Art Hajdari | 2 pikë | - | - |