PRIZREN

Tom Tankelewitz, i dyti nga e majta/ BOROZANI/D.S.
Bashkimi pa Tankelewitzin ndaj Pejës
22 April, 2015 @12:54
Bashkimi që pret sonte Pejën në Sezai Surroi në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës, ka mbetur edhe pa amerikanin Tom Tankelewitz.
Tankelewitz, që ka qenë i huaji i vetëm që ka luajtur te Bashkimi në të dy pjesët e stinorit, ka përfunduar marrëveshjen me Bashkimin dhe kthehet për SHBA sot.
Ai nuk do të luaj ndaj Pejës, derisa drejtuesit e klubit duket se janë pajtuar me faktin se nuk kanë gjasa për kualifikim në finale në përballje ndaj Pejës, pasi që nuk ia vazhduan edhe për së paku një javë biletën amerikanit.
PËRBALLJA E PARË: Peja-Bashkimi
Më parë, pas mosmarrëveshjeve u larguan edhe vendorët Altin Morina dhe Muhamed Hasani.
Tankelewitz ka qenë njëri ndër basketbollistët më punëtorë te ekipi prizrenas. Ai ka pasur mesatare prej 12.7 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 2.8 asistimeve për ndeshje gjatë stinorit në Superligë.