HOU-DAL

nba.com
Raketa fluturon nga “Kulla”
22 April, 2015 @10:32
Një Dwight Howard i shëndoshë, me plotë kuptimin e fjalës, ia lehtësoi punën e Houstonit, gjithashtu edhe të James Hardenit.
Një pjesë të gjatë të stinorit, kur kishte munguar qendra gjigante, James Hardeni ishte i detyruar ta bartte barrën e skuadrës, pothuajse vetë, por me rikthimin e Howardit dhe me lojërat që po bëjnë, janë bërë njëri ndër kandidatët për titull.
Houston Rockets, arriti ta mposht Dallasin edhe në ndeshjen e dytë të Play Offit, me rezultat 111-99, Howardi ishte i pakapshëm me 28 pikë, 12 kërcime e 2 bllokada, derisa partneri i tij James Harden luajti me 24 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
Në anën tjetër, Monta Ellis u dallua me 24 pikë, por nuk mjaftuan për të shkuar në American Airlines Center me fitore.
Tani seria do të bartet tek palestra e Dallasit, ku rezultati në seri është 2-0 në favor të Houstonit. Ndeshja e radhës do të luhet me 24 prill.
Video
Dwight Howard