OKLAHOMA

nba.com
Shkarkohet Scott Brooks
23 April, 2015 @9:17
Epoka shtatëvjeçare e Scott Brooksit me Oklahomën, përfundoi dje, kur klubi e shkarkoi nga detyra e tij, trajnerin.
Menaxheri i përgjithshëm i Oklahomës, Sam Presti, deklaroi se këtë vendim nuk e kishin marrë duke vlerësuar stinorin e fundit ngase kanë kaluar një vit jo të suksesshëm, por Presti tha se ishte koha për një ndryshim në skuadër, për të hyrë më të fortë stinorin e ardhshëm.
Brooks në vitin 2010, është zgjedhur trajneri i vitit në NBA, derisa në vitin 2012, arriti ta dërgoi skuadrën e tij në finalen e madhe të NBA-së.