PLAY-OFF GAME 4

Foto: Euroleague.net
Printezis heroik, Olympiacos eliminon Barcelonën
23 April, 2015 @23:20
Në çerekun e fundit të ndeshjes së sontme, nëntë herë u ndërrua epërsia e ekipeve, derisa gjashtë herë u barazua rezultati.
Por, Georgios Printezis luajti rolin e heroit të ndeshjes përsëri kur me treshe në sekondën e fundit siguroi fitoren e Olympiacosit që eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 3-1, për të arritur Final Fourin.
Më efikasi te të kuqtë e Athinës ka qenë mjeshtri Vassilis Spanoulis me 17 pikë e 5 asistime në fitore, derisa Vangelis Mantzaris regjistroi 11 pikë të tjera në fitore.
Te Barcelona më i miri ishte Ante Tomic me 13 pikë të shënuara, por nuk arriti të shpëtojë ekipin e tij nga eliminimi.
Kjo ka qenë fitorja e tretë me radhë e Olympiacosit ndaj Barcelonës në Play-Off, pasi që Barcelona fitoi ndeshjen e parë.