2-1

nba.com
Spurs kalon në epërsi
25 April, 2015 @14:10
Djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë, janë këndellur dukshëm.
Fitoren e dytë ndaj Los Angeles Clippersave e arritën dje në AT&T Center, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 100-73.
I posa zgjedhuri mbrojtësi i vitit në NBA, Kawhi Leonard, ishte lojtari i ndeshjes, i cili luajti me 32 pikë, 4 kërcime dhe 3 topa të vjedhur, ku luajti rolin kryesor në fitoren e dytë të Spursave.
Në anën tjetër, yjet e Clippersave mbetën të shuar, Blake Griffin, shënoi 14 pikë ndërsa Chris Paul shtatë, që nuk mjaftuan për ta ngadalësuar kampionin aktual.
Ndeshja e radhës do të luhet me 26 prill, përsëri në AT&T Center.
Video
Performanca e Kawhi Leonardit