KAWHI

nba.com
Mbrojtësi më i mirë, Leonard
24 April, 2015 @11:18
Ylli i San Antonio Spursit, Kawhi Leonard, është zgjedhur lojtari më i mirë defansiv i stinorit në NBA.
Këtë çmim, për herë të fundit nga ekipi i San Antonios e kishte marrë, David Robinson, në stinorin 1991/92.
Leonardi e arriti çmimin me 333 vota, derisa atë e përcjelli në vend të dytë lojtari i Golden State Warriors Draymond Green me 319, kurse në vendin e tretë DeAndre Jordan me 261 vota.
23 vjeçari, e përfundoi stinorin me 2.31 topa të vjedhur për ndeshje dhe me 5.9 kërcime për ndeshje.
Stinorin e kaluar këtë çmim e kishte fituar Joakim Noah.
Video
Kawhi Leaonard