TRAJNERI

Rosen Barchovski në prapavijë, duke shikuar ekipin e tij në një akcion të Sigal Prishtinës ndaj Rilski Sportistit në finale/ BOROZANI/D.S.
Barchovski, trajner i stinorit në BIBL
24 April, 2015 @21:39
Drejtuesit e ligës ballkanike kanë përzgjedhur Rosen Barchovskin si trajner më të mirë të stinorit në Balkan League.
“Ai do të merr shpërblimin e merituar në ndeshjen e dytë finale të BIBL ndërmjet Rilski Sportist dhe Sigal Prishtina që zhvillohet më 29 prill,” ka bërë të ditur faqja zyrtar e ligës ballkanike pasdite.
Barchovski është njëri ndër më meritorët për suksesin e Rilski Sportistit këtë stinor, që arriti finalen e BIBL, derisa vetë trajneri vjen nga një familje e njohur bullgare e basketbollit, pasi që babai i tij, Tsvyatko ka qenë trajner i përfaqësueses bullgare për vite të tëra, derisa nëna e tij, Vanya, ka qenë basketbollsitja më e mirë që e ka pasur Bullgaria ndonjëherë.
Njëri ndër sukseset më të mëdha të Barchovskit të tashëm është kualifikimi i Bullgarisë për Eurobasket 2005, pas 12 viteve mungesë. Të njejtën gjë ai e arriti edhe në vitin 2011.