4-0

nba.com
Clevelandi e deklasoi Bostonin
27 April, 2015 @11:45
Skuadra e Clevelandit, e kaloi Boston Celticsin, duke e mposhtur katër herë në seri.
Në tre ndeshjet e para, djelmoshat e trajnerit David Blatt, fitonin pa problem, derisa dje në ndeshjen e fundit, agresiviteti në mes të dy skuadrave, ishte në nivel të lartë.
Gjatë ndeshjes, kishte shumë duele që përfunduan me gabime teknike, (Perkins (cavs) , Crowder (bos)) derisa J.R Smith, u përjashtua tërësisht nga ndeshja dhe pritej që të suspendohet ndonjë ndeshje për gjestin jo sportiv ndaj Jae Crowderit.
Megjithatë, Clevelandi arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 101-93, si zakonisht në skenë ishte LeBron James me 27 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, ku me 24 pikë të tjera, u ndihmua edhe nga Kyrie Irving.
Në anën tjetër u dallua Isaiah Thomas me 21 pikë e 9 asistime.
Kavalierët, nuk i janë gëzuar shumë kualifikimit, ngase e humbën njërin ndër lojtarët kyç të skuadrës, Kevin Love, i cili e lëndoi krahun dhe minimum mund të mungojë dy deri tre javë për Clevelandin.
Cavsat, tani janë duke e pritur kundërshtarin, që do të del nga dueli Chicago Bulls - Milwaukee Bucks, ku rezultati është 3-1 në favor të demave.
Video
LeBron James