MADRID 2015

Orari i Final Four 2015
27 April, 2015 @15:01
Drejtuesit e Euroleague në bashkëpunim me organizatorin e Final Four 2015 kanë bërë të ditur sot orarin e ndeshjeve të katërshes së madhe europiane për këtë stinor.
Final Four 2015 që do të zhvillohet në Madrid do të mbahet prej 15 maj (e premte) deri më 17 maj (e diel) në kryeqyetin e Spanjës, derisa çiftet gjysëmfinale janë Real Madrid - Fenerbahçe dhe Olympiakos - CSKA Moska.
Mëposhtë shikoni orarin e ndeshjeve gjysmëfinale, për vend të tretë dhe asaj finale.
FINAL FOUR 2015 - MADRID:
GJYSMËFINALJA 1 | 15 maj në ora 18:00 | CSKA Moska (RUS) - Olympiakos (GRE) | |
GJYSMËFINALJA 2 | 15 maj në ora 21:00 | Real Madrid (SPA) - Fenerbahçe (TUR) | |
PËR VEND TË TRETË | 17 maj në ora 17:00 | Humbësi 1 - Humbësi 2 | |
FINALJA | 17 maj në ora 20:00 | Fituesi 1 - Fituesi 2 |