TITULLI NË PRISHTINË

BOROZANI/ D.S.
Dridhet Ballkani, kupa në Prishtinë
29 April, 2015 @19:58
Liga Ballkanike tashmë e ka kampionin e ri. Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur ta marrë këtë epitet pasi e mposhti skuadrën bullgare, Rilski, edhe në ndeshjen e dytë të finales së Ligës Ballkanike.
Në të vërtetë, vendasit ishin ata të cilët e filluan ndeshjen më mirë duke krijuar epërsi madje deri në 10 pikë (16-6), falë efikasitetit të lartë të amerikanit Tony Gugino nga vija e trepikëshave, mirëpo më pas pasoi një seri prej 6-0 e Prishtinës, për të mos lënë Rilskin ta përfundojë çerekun e parë në epërsi më të lartë se katër pikë (26-22).
Bardhekaltërit filluan ta marrin kontrollin e lojës në çerekun e dytë duke kaluar për herë të parë në epërsi me shënimin e Julius Coles nga gjuajtja e lirë, e më pas edhe për të shkuar në pushim me dy pikë epërsi (36-38).
Dominimi i lehtë i Prishtinës vazhdoi edhe në dhjetëminutëshin e tretë, derisa dështimet e shumta nga tentimet për tre pikë, nuk lejuan të krijohet epërsi më e lartë përballë bullgarëve, megjithatë djelmoshat e trajnerit Marjan Ilievski arritën të krijojnë epërsi dyshifrore gjatë çerekut të katërt, duke siguruar fitore të madhe midis Bullgarisë, derisa në minutat e fundit të ndeshjes në palestrën Samokov ku u zhvillua ndeshja ndëgjoheshin vetëm brohoritjet e tifozëve nga kryeqyteti, Plisat, të cilët kishin udhëtuar për ta përkrahur ekipin e zemrës.
Jordan Hulls ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren historike të Prishtinës me 22 pikë, derisa Julian Mavunga shtoi 16 sosh, në anën tjetër, amerikanët e Rilskit Gugino dhe Taylor ishin më të mirët duke shënuar nga 25 pikë, përkatësisht 15.
Statistikat individuale te Rilski
1 | Anthony Gugino | 25 pikë | 9 kërcime | - |
2 | Vernon Taylor | 15 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Zlatin Georgiev | 11 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
4 | Yordan Bozov | 8 pikë | 3 kërcime | 9 asistime |
5 | Zarko Rakocevic | 6 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
6 | Todor Todorov | 4 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Julian Norfleet | 2 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Jordan Hulls | 22 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
2 | Julian Mavunga | 16 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Dardan Berisha | 12 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
4 | Edin Bavcic | 12 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Julius Coles | 10 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Bojan Trajkovski | 8 pikë | 8 kërcime | 5 bllokada |