KARAGAÇ

BOROZANI/D.S.
Peja, finalistja e parë
28 April, 2015 @20:44
Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit edhe në ndeshjen e katërt të zhvilluar sonte dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 ka arritur të sigurojë finalen e Superligës.
Verdhezinjtë sikurse në ndeshjen e kaluar kanë nisur ndeshjen shpejtë dhe duke e ngritur epërsinë çerek pas çereku janë rehatuar në fund, duke u bërë finalisti i parë i Play-Offit të sivjetëm të Superligës.
Bashkimi nuk ka pasur fuqi të bëj më shumë me 6 lojtarë në dispozicion, derisa juniorët rezervë sado pak shijuan atmosferën e Play-Offit.
Derisa Bashkimi me sonte përfundon stinorin 2014/15, Peja do të pres fituesin e duelit Sigal Prishtina - Ylli, që do të vazhdojë pas finales së ligës ballkanike, për të përcaktuar datat e ndeshjeve finale.
Sonte, krejt pesëshja e parë e Pejës shënoi pikë dyshifrore, derisa Nic Wise përfundoi ndeshjen me double-double duke shënuar numër dyshifror të pikëve dhe asistimeve.
Peja startoi ndeshjen me pesëshen, Janou Rubin, Alban Veseli, Nic Wise, Drilon Hajrizi dhe Jozo Brkic.
Në anën tjetër, te Bashkimi përveç kapitenit Qëndrim Biraj, katërshja tjetër startuese arriti të regjistrojë pikë dyshifrore, ku amerikanët Jacques Streeter dhe Mark Dawson ishin më efikasit, të cilëve mangu nuk i mbeti me pikë as Kreshnik Juniku e Mujo Tuljkovic.
Statistikat ekipore
PEJA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 25 | 17 | |
Çereku i dytë | 23 | 18 | |
Çereku i tretë | 19 | 18 | |
Çereku i katërt | 27 | 24 | |
Kërcime | 32 | 35 | |
Asistime | 31 | 18 | |
Bllokada | 1 | 4 | |
Topa të vjedhur | 8 | 3 | |
Topa të humbur | 8 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 8/22 (36%) | 7/19 (37%) | |
Tentime nga loja | 38/74 (51%) | 28/62 (45%) | |
Gjuajtje të lira | 10/17 (59%) | 14/21 (67%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 19 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
2 | Drilon Hajrizi | 17 pikë | 6 kërcime | 9 asistime |
3 | Jozo Brkic | 15 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Janou Rubin | 15 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
5 | Nic Wise | 12 pikë | 2 kërcime | 12 asistime |
6 | Mario Austin | 7 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Fisnik Rugova | 5 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Ardit Beqiri | 4 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Mark Dawson | 24 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
2 | Jacques Streeter | 18 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
3 | Kreshnik Juniku | 15 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Mujo Tuljkovic | 12 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
5 | Qëndrim Biraj | 5 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
6 | Adnan Mustafa | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |