ILIEVSKI
BOROZANI/D.S.
Duam fitore
28 April, 2015 @15:56
Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski, është shprehur se Prishtina pret fitore ndaj Rilskit në ndeshjen e dytë finale që zhvillohet nesër.
Në një prononcim të tijin për Tribuna Channel para ndeshjes, ai ka thënë se ekipi i Prishtinës është i kompletuar dhe dëshiron ta përfundojë me fitore këtë cikël të garave me bardhekaltërit.
“Ne jemi të kompletuar për këtë ndeshje. Dua të përfundojë me fitore këtë cikël me Prishtinën, por të shohim se çka do të ndodh. Presioni është mbi Rilskin,” ka thënë ndër të tjera trajneri Ilievski.
Sigal Prishtina sot ka arritur në mëngjes në Samokov të Bullgarisë, ndërsa nesër zhvillon ndeshjen e dytë finale dhe përcaktuese për ekipin që do të ngris trofeun e Balkan League.
Sigal Prishtina ka epërsi dy pikëshe nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë.