HOUSTON

nba.com
Raketa fluturon në gjysmëfinale
29 April, 2015 @13:36
Një ndeshjet tejet interesante dje u zhvillua në Toyota Center të Houstonit.
Houston Rockets dhe Dallas Mavericks, në fillim të ndeshjes, kishin probleme të shënojnë pikë, nga vija e treshit dhe nga vija e gjuajtjeve të lira.
Por, me kalimin e kohës, në skenë dolën James Harden e Dwight Howard për të triumfuar për të katërtën herë ndaj Dallasit me rezultat 103-94.
Harden u dallua në sulm me 28 pikë, derisa Howard e dominoi trapezin me 19 kërcime, kurse në anën tjetër te Dallasi, më i miri ishte Monta Ellis me 25 pikë, por nuk mjaftuan për vazhdim të serisë.
Fakti kryesor që ndikoi në humbjen e tyre ishte saktësia nga vija e treshit, të cilët shënuan vetëm 5 herë nga 26 tentimet e tyre.
Houston, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli San Antonio - Los Angeles Clippers, ku rezultati aktual është 3-2 në favor të kampionit aktual Spurs.
Video
James Harden