FESTA

BOROZANI/D.S.
Kampionët e Ballkanit, në shesh sonte
30 April, 2015 @12:19
Pas fitores historike mbrëmë në finale të ligës ballkanike, ekipi i Sigal Prishtinës do të festojë edhe para publikut vendas në sheshin Zahir Pajaziti të Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë të ditur pak më parë faqja zyrtare e ekipit në Facebook, ku organizohet pritja e kampionëve të ligës ballkanike, derisa aty do të jenë prezent edhe lojtarët dhe menaxhmenti i ekipit Sigal Prishtina që sot arrijnë nga Bullgaria.
Festa fillon në ora 19:30