ILIEVSKI

BOROZANI/Lis Dorambari
Festa mbaroi, tash fokusohemi te Ylli
2 May, 2015 @9:16
Sigal Prishtina festoi prej të mërkures deri më sot, titullin historik të ligës ballkanike.
E sot, vazhdojnë punën në misionin tjetër, atë të mbrojtjes së titullit kampion në Superligë.
Prishtina udhëton në Suharekë për tu ndeshur me Yllin, derisa ka epërsinë 1-0 në seri nga ndeshja e parë.
“Asnjëherë nuk do t’i harrojë fytyrat e drejtuesve të klubit, stafit dhe lojtarëve pas ndeshjes finale në Bullgari. Mirëpo, tash festa mbaroi dhe po fokusohemi në ndeshje ndaj Yllit,” ka thënë Marjan Ilievski para ndeshjes së sotme, transmeton Lajmi.
Ylli tash i luan dy ndeshje si vendas në gjysmëfinale të Play-Offit dhe kërkon që të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas.