WAS-ATL

nba.com
Vazhdon magjia e Washingtonit
4 May, 2015 @12:05
Magjistarët e Washingtonit, ia nisën gjysmëfinales me fitore, duke e mposhtur Atlanta Hawksin me rezultat 104-98.
Në Konferencën Lindore skuadra e Atlantës, e përfundoi stinorin e rregullt në krye të tabelës, por gjërat në Play Off, ndryshohen.
Washingtoni me lojën e tij ekipore dhe të mirë, arriti ta mposhtin kundërshtarin në Philips Arena të Atlantës, për të kaluar 1-0 epërsi në seri.
Bradley Beal, ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë, derisa John Wall me 13 asistime e dirigjoi skuadrën drejt fitores.
Tek shqiponjat e Atlantës, më i miri ishte DeMarre Carroll me 24 pikë, por skuadra e tij mbeti nën magjinë e Washingtonit.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri tek Atlanta më 5 maj.
Video
Washington Wizards