LAC-SAS

nba.com
Clippersi eliminoi kampionin
3 May, 2015 @10:09
Të pranishmit në Staples Center, dje në ndeshjen e fundit të serisë, ndërmjet Los Angeles Clippersit dhe San Antonio Spursit, me plotë kuptimin e fjalës, janë kënaqur me basketboll.
Rezultati në seri ishte 3-3, ndërsa fitorja i duhej që të dyja skuadrave.
Ndeshja ishte e barabartë, deri në sekondat e fundit, kurse gjatë ndeshjes epërsia ishte ndërruar 31 herë, derisa është barazuar 16 herë.
Por krejt në fund, heroi i natës është bërë superylli Chris Paul, i cili në një depërtim shënoi, për të eliminuar kampionin aktual San Antonio Spurs.
Paul, gjatë gjithë ndeshjes luajti me dhimbje në këmbën e tij, por e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e 6 asistime, derisa partneri i tij Blake Griffin bëri triple-double me 24 pikë, 13 kërcime e 10 asistime.
Ndërsa në anën tjetër, 27 pikët e Tim Duncanit, mjaftuan vetëm për ta shikuar vazhdimin e Play Offit nga televizioni.
Los Angeles Clippers, në gjysmëfinale do të takohet me Houston Rockets me 4 maj.
Video
Chris Paul