PLAY-OFF FEMRAT

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Prishtina dhe Trepça, nisin me fitore Play-Offin
3 May, 2015 @22:00
Prishtina dhe Trepça kanë shënuar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Play-Offit të Ligës së Femrave.
Prishtina ka mposhtur Bashkimin me rezultat 80-57, në një ndeshje ku prishtinaset kanë dominuar nga fillimi deri në fund.
Sa i përket përballjes tjetër, vashat e Trepçës nxorrën fitoren në fund ndaj Penzës, me një trepikësh të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, për fitore 58-56.
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale zhvillohen në mesjavë, derisa skuadra që arrin e para dy fitore, siguron finalen.
Prishtinaset janë kampione në fuqi të Kosovës.