Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP - CURRY

Curry, MVP i stinorit të rregullt

REUTERS/Arkiv

Curry, MVP i stinorit të rregullt


4 May, 2015 @21:43

Stephen Curry, është përzgjedhur basketbolli më i mirë i stinorit të rregullt në NBA, sot. 

Basketbollisti 27 vjeç i Golden State Warriors ka marrë epitetin e më të mirit të stinorit duke e mposhtur James Hardenin e Houston Rocketsit në garë, me dallim të mjaftueshëm. 

Curry ka mbledhur 1 mijë e 198 vota, derisa Harden u ndalë në shifrën e 936 votave, të shpërndara nga 129 gazetarë dhe transmetues sportiv, bashkë me votën e tifozëve nga nba.com. 

Pas tyre janë renditur LeBron James i Cleveland Cavaliers me 552 pikë, Russell Westbrook i Oklahoma City Thunder me 352 pikë dhe Anthony Davis i New Orleans Pelicans me 203 pikë. 

MVP Curry ka pasur mesatare prej 24.2 pikëve, 4.3 kërcimeve dhe 7.7 asistimeve për ndeshje në stinor të rregullt për Golden State Warriorsin. 


Video

Stephen Curry në akcion



 
Të gjitha lajmet nga NBA