PLAY OFF - FEMRAT

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Bashkimi e Penza, tentojnë barazimin e serisë
5 May, 2015 @13:17
Dy skuadrat që pësuan në ndeshjen e parë të Play-Offit, Bashkimi dhe Penza, do të kërkojnë ngritjen e shpresave për finale me fitore eventuale që do të mund të arrinin në ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale të Play-Offit.
Vashat prizrenase u mposhtën nga Prishtina në ndeshjen e parë bindshëm, ndërsa nesër mbrëma do të tentojnë të barazojnë serinë, derisa Penza u mposht në sekondat e fundit të ndeshjes nga Trepça për të rënë në disavantazh 1-0 në seri. Vashat e Pejës kërkojnë gjithashtu rikthimin në finale në ndeshjen që pritet të zhvillohet të enjten mbrëma në Karagaç të Pejës.
Orari i ndeshjeve të dyta të gjysmëfinaleve të Play-Offit:
Prizren, 6 maj 2015, 19:30 | Bashkimi - Prishtina | Prishtina udhëheq serinë 1-0 | |
Pejë, 7 maj 2015, 20:00 | Penza - Trepça | Trepça udhëheq serinë 1-0 |