1-0

nba.com
Fitore e artë nga demat
5 May, 2015 @12:59
Rikthimi i Derrick Rose te Chicago Bulls, i ka dhënë një kahje tjetër skuadrës.
Pas lëndimit të tij, ishte një pikëpytje forma dhe loja e Rose-it, por 26 vjeçari, është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme, e tash është duke ia lehtësuar punët Chicagos.
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, djelmoshat e trajnerit Tom Thibodeau, si mysafirë arritën ta mposhtin Cleveland Cavaliersin me rezultat 99-92.
Derrick Rose, shkëlqeu me 25 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, derisa është ndihmuar edhe nga spanjolli Pau Gasol me 21 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër, mungesa e Kevin Love, është vërejtur dukshëm tek kavalierët e Clevelandit. LeBron James luajti me 19 pikë, 15 kërcime e 9 asistime, gjithashtu Kyrie Irving shënoi 30 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Cleveland më 6 maj.
Video
D Rose vs Kyrie Irving