TOP PLAYERS OF SEASON

BOROZANI/D.S.
Bavcic MVP i Play-Offit, Berisha i stinorit
6 May, 2015 @10:48
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Edin Bavcic, është përzgjedhur MVP i pjesës finale të Balkan League, sipas Eurobasket.com.
Bavcic shkëlqeu në Play-Off të BIBL, derisa Sigal Prishtina fitoi trofeun e parë ndërkombëtar.
Ndër çmimet tjera që ka dhënë kjo faqe, Dardan Berisha është zgjedhur lojtar i vitit si dhe lojtari më i mirë europian në BIBL.
Jordan Hulls është importi më i mirë i stinorit në BIBL, derisa Bavcic është zgjedhur edhe qendra më e mirë e stinorit.
Në pesëshen ideale të stinorit janë përzgjedhur: Aleksndar Kostoski (Kumanova), Dardan Berisha (Prishtina), Vukasin Mandic (Kumanova), Zarko Rakocevic (Rilski) dhe Edin Bavcic (Prishtina);
Sa i përket pesëshes së dytë të stinorit aty bën pjesë një lojtar i Prishtinës dhe një i Pejës: Jordan Hulls (Prishtina), Nikola Pavlicevic (Sutjeska), Travis Bureau (Craiova), Drilon Hajrizi (Peja) dhe Tony Gugino (Rilski).
Në mirënjohje për kontributin me lojë të mirë në BIBL, por që nuk kanë arritur të futen në dhjetëshen më të mirë të lojtarëve ka hyrë edhe Jozo Brkic i Pejës, pranë Nemanja Vranjes (Sutjeska), Vernon Taylor (Rilski), Sasa Arnautovic (Kumanova), Milivoje Bozovic (Craiova), Yordan Bozov (Rilski), Ivan Jelenic (Mornar) dhe Filip Sepa (Kozuv).
Më të mirët e stinorit 2014/15 në BIBL:
Play-Off MVP: | Edin BAVCIC | Sigal Prishtina | |
Season MVP: | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | |
Qendra e stinorit: | Edin BAVCIC | Sigal Prishtina | |
SG i stinorit: | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | |
Lojtari më i mirë europian në BIBL: | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | |
Importi më i mirë në BIBL: | Jordan HULLS | Sigal Prishtina | |
Trajneri i vitit: | Rosen BARCHOVSKI | Rilski | |
Mbrojtësi më i mirë: | Nikola PAVLICEVIC | Sutjeska | |
FW i stinorit: | Zarko RAKOCEVIC | Rilski |
Ekipi i stinorit:
1 | Guard: | Aleksandar KOSTOSKI | Kumanovo | |
2 | Shooting Guard: | Dardan BERISHA | Sigal Prishtina | |
3 | Forward/Guard: | Vukasin MANDIC | Kumanovo | |
4 | Forward: | Zarko RAKOCEVIC | Rilski Sportist | |
5 | Forward/Center: | Edin BAVCIC | Sigal Prishtina |
Ekipi i dytë i stinorit:
1 | Guard: | Jordan HULLS | Sigal Prishtina | |
2 | Shooting Guard: | Nikola PAVLICEVIC | Sutjeska | |
3 | Forward: | Travis BUREAU | Craiova | |
4 | Forward: | Drilon HAJRIZI | Peja | |
5 | Center/Forward: | Tony GUGINO | Rilski Sportis |