Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS BARAZON

Harden shpërthen në çerekun e fundit

Harden shpërthen në çerekun e fundit


7 May, 2015 @9:04

Raketa e James Hardenit u ndez në çerekun e fundit. Kjo, pasi që ai u pushua për pjesën më të madhe të çerekut të tretë për shkak të faulave të shkaktuar, ndërsa kur u fut në lojë shënoi 16 pikë në çerekun e katërt nga 32 që i shënoi në total. 

Houston Rockets mposhti Los Angeles Clippersin 115-109 dhe arriti të barazojë serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore. 

“Lejuam që ndeshja e parë të na rrëshqet nga duart dhe këtë gjë nuk dëshironim ta përjetonim edhe në ndeshjen e dytë. Tash përkundër se do të luajmë në LA dy ndeshjet tjera, duket se kemi hyrë në ritëm,” ka thënë Harden, që ishte në listën e ngushtë për MVP të stinorit të rregullt në NBA. 

Dwight Howard shënoi 24 pikë + 16 kërcime për Rockets, derisa Trevor Ariza kontribuoi me 15 pikë e 13 kërcime në fitore. 

Njëri ndër më të mirët e Los Angeles Clippers, Blake Griffin, përfundoi ndeshjen me 34 pikë të shënuara, prej të cilave ka arritur të shënojë vetëm tetë në pjesë të dytë të ndeshjes - që tregon aplikimin e mbrojtjes ndaj tij në gjysmën e dytë të ndeshjes nga Raketat. 


Video

Rockets vs Clippers, ndeshja e dytë e serisë



 
Të gjitha lajmet nga NBA