BARAZIM

LeBron shkëlqen, Cleveland barazon serinë
7 May, 2015 @8:41
LeBron James, ka sulmuar që nga fillimi i ndeshjes për të shënuar 33 pikë deri në fund dhe për të barazuar serinë gjysmëfinale ndërmjet Cleveland Cavaliers karshi Chicago Bullsit.
Prej shiritit të tij që e mban në kokë, agresivitetit në lojë e deri te ngulitjet - James i kishte kthyer mbrëmë për të fituar ndeshjen për ekipin e tij.
“Kemi një dorë më pak për shkak të mungesave, prandaj u mundova të jem më agresivë në lojë. Jam i lumtur nëse kam arritur t’i bëj disa gjëra më shumë për t’i ndihmuar ekipit në fitore,” ka thënë ai pas ndeshjes për nba.com.
Kyrie Irving shënoi 21 pikë dhe James Jones 17 të tjera në fitoren e Clevelandit që tashmë ka barazuar serinë në 1-1 para se të udhëtojë në Chicago.
Te mysafirët Jimmy Butler shënoi 18 pikë, derisa Derrick Rose bëri double-double me 14 pikë e 10 asistime për Chicagon.
Seria barazohet në 1-1 dhe bartet në Chicago, pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Cleveland.
Video
Çaste nga ndeshja e dytë Cavs-Bulls