SERIA FINALE

BOROZANI/Erdis Driza
Sistemi i serisë finale, Prishtina-Peja
7 May, 2015 @12:39
Pasi që u përcaktua edhe data e ora e ndeshjes së parë finale, ua bëjmë të ditur edhe njëherë sistemin e ndeshjeve të serisë së finale.
Sigal Prishtina ka përfunduar e para në klasifikim gjatë stinorit të rregullt, ndërsa Peja në vend të dytë, andaj përparësia e terrenit vendas i takon Prishtinës.
Sistemi i serisë finale është 1-1-1-1-1, ku përparsinë e terrenit vendas e ka Prishtina, pasi që ka përfunduar në vend të parë të klasifikimit gjatë stinorit të rregullt dhe seria në çdo lojë do të bartet në palestrën e ekipit tjetër, e fitues i titullit të Kosovës në basketboll do të bëhet ekipi që arrin së pari 3 fitore nga 5 ndeshje potenciale.
Sigal Prishtina dhe Peja për herë të tretë me radhë takohen në finale të Play-Offit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Peja kishte fituar dy stinorë më parë 3-0 Sigal Prishtinën në finale, ndërsa stinorin e kaluar prishtinasit kishin mposhtur Pejën 3-0 në finale për të fituar titullin.
Sigal Prishtina është mbrojtëse e titullit të kampionit, pra kampione në fuqi.