MITROVICË

Vashat e Trepçës, finaliste
7 May, 2015 @22:17
Vashat mitrovicase kanë arritur që të bëjnë atë, që meshkujt nuk po e arrijnë në tre stinorët e fundit.
Trepça ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit të Ligës së Femrave për tu kualifikuar në finale të Superligës.
Mitrovicaset kishin mposhtur në ndeshjen e parë Penzën e Pejës me 2 pikë epërsi, falë një tresheje në sekondë të fundit, derisa sot kanë treguar fuqinë e tyre për të arritur finalen.
Rezultatet nga ndeshjet e para
Me rezultat të përgjithshëm të serisë 2-0 mitrovicaset arrijnë finalen, ku me shumë gjasa do të presin Prishtinën, pasi që ato presin vendimin e FBK-së për finale, pas ndeshjes së ndërprerë në Prizren për shkak të përleshjes mes basketbollisteve dje, në takimin Bashkimi-Prishtina.