EKSKLUZIVE

BOROZANI/D.S.
Seritë finale, me referë të huaj
8 May, 2015 @20:24
Federata e Basketbollit të Kosovës, FBK, në bashkëpunim me skuadrat finalistë të Play-Offit të Superligës, Sigal Prishtina dhe Peja, ka vendosur që të angazhojë referë të huaj për seritë finale të Play-Offit.
Njoftimin për Borozani.com e ka konfirmuar ekskluzivisht Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, derisa ai ka bërë të ditur se referët janë të FIBA-së, që kryesisht kanë referuar në BIBL.
“Do të ketë gjyqtarë të FIBA-së në ndeshjet finale. Gjyqtari kryesor do të jetë i huaj, kryesisht do të jetë njëri nga referët që referon edhe në BIBL,” ka thënë Hoxha, ekskluzivisht për Borozani.com sot, që lë të kuptohet se kryesori do të jetë i huaj, derisa ndihmësit referë vendor.
Referi kryesor në çdo ndeshje do të jetë refer i FIBA-së.
Seria finale e Superligës nis të dielën kur Prishtina pret Pejën në Prishtinë, derisa skuadrat në fjalë kanë falenderuar FBK-në për qasje konstruktivite në këtë drejtim.