VENDIMI PËRFUNDIMTAR

BOROZANI/D.S.
2’000€ gjobat për përleshje te Bashkimi-Prishtina
9 May, 2015 @20:28
Komesari i Garave të Superligës, Bajrush Ademi, u ka shqiptuar 2 mijë euro gjoba në total, përleshjes në gjysmëfinalen e femrave, Bashkimi-Prishtina.
Prishtina, gjithashtu ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0 dhe është kualifikuar në finale të Ligës së Femrave, ku do të ndeshet me Trepçën.
Bashkimi është dënuar me 500 euro dhe 3 ndeshje pa prezencë të shikuesve, basketbollistet e Bashkimit, Enisa Olloni dhe Dea Çejku me nga 500 euro secila për shkak të përfshirjes në përleshje dhe e para me 4, ndërsa kjo e dyta me 2 ndeshje moslojë në garat e FBK-së.
Nga ekipi prishtinas është dënuar Artina Hasani, me 500 euro gjithashtu.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Play-Offit, Bashkimi - Prishtina, ishte ndërprerë pas një përleshjeje mes lojtareve, ndërsa përfundimisht iu dha fund, pasi që një person nga publiku u fut në palestër në këtë incident.