Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3-1 PËR LAC

Clippers afër finales së Konferencës

Clippers afër finales së Konferencës


11 May, 2015 @12:59

Strategjia e Houston Rocketsit për faulimin e DeAndre Jordanit, që shuton dobët gjuajtjet e lira, dështoi. 

Jordan shënoi 26 pikë mbrëmë për të qëlluar 14 nga 34 tentime të gjuajtjeve të lira, ndërsa ekipi i tij Los Angeles Clippers iu afrua finales së Konferencës Perëndimore, duke ngritur epërsinë në seri 3-1. 

Jordan përfundoi ndeshjen me 26 pikë e 17 kërcime, derisa Blake Griffin shënoi 21 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime në fitoren e tretë të serisë për ekipin e Los Angelesit. 

Në anën tjetër, Houston dukej i dëshëpëruar në fund të ndeshjes, me 21 pikët e pamjaftueshme të James Hardenit, që regjistroi edhe 6 asistime e 8 kërcime tjera në lojë. 

“Kjo nuk është ajo që duam të arrijmë,” ka thënë pas ndeshjes DeAndre Jordan për nba.com. “Neve na duhen edhe nëntë fitore tjera,” ka bërë të ditur qëllimin e ekipit ai. 

Derisa trajneri i Raketave, Kevin McHale pranoi humbjen me këto fjalë: “Na mposhtën keq.” 

Ndeshja e radhës luhet në Houston dhe nëse Clippers nxjerr fitore, do të arrijë finalen e Konferencës Perëndimore. 


Video

LA Clippers - Houston Rockets, ndeshja e katërt

Çastet kryesore të ndeshjes së katërt të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore ndërmjet Los Angeles Clippers dhe Houston Rockets



 
Të gjitha lajmet nga NBA